'Më dhunonte fshehtas, ma bënte me shenjë të shkoja në dhomë’!Shokon nusja nga Burreli, torturat dhe braktisja nga burri

17 Mars 2021, 17:28| Përditesimi: 17 Mars 2021, 18:29

  • Share

Fatin e jetës së saj e vendosën xhaxhallarët dhe tezja, që ditën kur ajo u martua me një djalë nga i njëjti fshat, pa dëshirën e saj. Ajo ishte vetëm 22 vjeç kur veshi fustanin e bardhë dhe shumë shpejt ra pre e dhunës nga burrat e shtëpisë, jo vetëm, vjehrra vuri dorë edhe mbi djalin e mitur me spektrin autik.

U njohëm me mblesëri para 7 vitesh. Në atë kohë babai ishte emigrant në Itali dhe kjo fejesë u realizua pa praninë e tij, vendimi i cili u mor morën nga xhaxhallarët me tezen. E kuptova që në fillim se nuk kishte kuptim një martesë e tillë, pasi i fejuari ishte shumë i ftohtë me mua. Doja të ndahesha para se të ishte shumë vonë, por më ndaluan prindërit. Qëndruam të fejuar 1 vit e gjysmë. Pas marteses u distancua më shumë. Sa herë bëja debate me vjehrrën, burri më dhunonte. Ai më kërcënonte, pikologjikisht ndërsa më fuste në dhomë dhe ushtronte dhunë mbi mua .

Dhembja për të birin, indiferenca e bashkëshorirtit dhe varfëria e tejskajshme çuan gruan disa herë në tentativë vetvrasje. Për pesë vite me radhë e dhunuar jo vetëm nga burri, por edhe nga vjehrri, 34-vjeçarja bashkëjetoi me këtë vuajtje nga frika se divorci ishte një turp për familjen.

Vjehrra nuk më ndihmonte në asgjë, m’i linte të gjitha punët e shtëpisë. Unë duhet të kujdesesha për djalin e sëmurë, i cili pas një viti shfaqi probleme me të folurën. Mjekët thanë se ka nevojë për terapi çdo dy javë. Nuk pranuan prindërit e ish-burrit, sepse ishim larg. Pak kohë më pas, djali u bë më agresiv dhe doli me spektrin autizëm. Ligjin në shtëpi e bënte vjehrra, ajo vuri dorë edhe mbi djalin.

Në vitin 2014 e reja merr guximin të denoncojë aktet e dhunës nga burrat e kësaj familje. Me fëmijën katër muajshe në bark dhe djalin me probleme të shëndetit kthehet tek prindërit, aty ku është izoluar në dhembjen e jetës dhe betejat e perditshme me të birin 12-vjeçar. Ai vuan nga një kompleksitet sëmundjesh, ndersa jeta në fshat i ka vështirësuar mundësinë për një kurim më të specializuar. Ajo i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, duke i bërë thirrje ish-bashkëshortit të paguajë detyrimet për fëmijët, për të cilët nuk është interesuar prej vitesh, pasi çifti u divorcuan.

Kur mbeta shtatzane me vajzën, prindërit e kuptuam që kisha nevojë për ndihmën e tyre, pasi kisha një djalë të sëmurë që kërkonte terapi. Isha 4 muajshe shtatzënë kur u largova nga shtëpia e burrit. Djalin ma mbajtën me zor. U ankova te një avokate dhe hapa gjyq. Në Burrel nuk ka një qendër të mirëfilltë për fëmijë me spektrin autik. Vajza e ka takuar babain përmes zyrës së përmbaruesit. Ajo nuk e ndjen si baba, nuk e njeh. Ish-burri ka filluar jetë të re dhe është bërë sërish baba. Unë mendoj vetëm për fëmijët. Dua ndihmë për djalin e sëmurë. Kam vështirësi për t’i rritur. Kam shumë vite që jetoj te shtëpia e prindërve, nuk shtyhet jeta kështu.

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?