Me drogë me vete dhe kundështoi policinë, arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë. Në pranga edhe një 25-vjeçare, kanosi për pasurinë një 54 vjeçar

7 Korrik 2020, 13:39| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 13:41

  • Share

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër në kryeqytet të cilët akuzohen të kenë lidhje me lëndër narkotike.

Gjatë një kontrolli nga ana e policisë në Kombinat, E. D, 27 vjeç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërkohë personit tjetër që u procedua, A. D, 43 vjeç, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon.

Përveç kësaj gjatë kontrollit dy personat në fjalë kanë kundërshtuar policinë dhe për këtë arsye do të përballen me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 25-vjeçare me inicialet E. R, pasi akuzohet për veprën penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. 25-vjeçarja në fjalë dyshohet se në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?