Momenti kur 104-vjeçarja del nga spitali

Bota

Me duartrokitje dhe ovacione, mjekë dhe infermierë përcollën nga spitali 104-vjeçaren, që 'mposhti' për herë të dytë COVID-19 në Kolumbi

8 Prill 2021, 14:49| Përditesimi: 8 Prill 2021, 14:54

  • Share

KOLUMBI- Në këtë periudhë të vështirë pandemie që po përjetojmë, fitore është “mposhtja” e virusit të COVID-19 dhe Carmen Hernandez, 104-vjeçarja nga Kolumbia veriore, e ka fituar këtë betejë 2 herë.

Me duartrokitje dhe ovacione në korridoret e spitalit, mjekë dhe infermierë në emër të jetës kanë përcjellë me buzëqeshje 104-vjeçaren.

Hernandez u diagnostikua me koronavirus për herë të parë në qershor 2020 dhe më pas përsëri më 8 mars, pasi u vaksinua.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?