Sali Berisha, Hysni Kapo dhe Vito Kapo

Me fjalën “monizëm” nuk duhet bërë shaka

1 Korrik 2019, 13:26| Përditesimi: 1 Korrik 2019, 13:34

  • Share

Për të krijuar dhe mbajtur sistemin monist, Enver Hoxha pushkatoi 7.500 vetë, arrestoi 50.000, internoi më shumë se 100.000 të tjerë. Rekrutoi 100.000 bashkëpunëtorë të Sigurimit, ndryshoi Kushtetutën, ndaloi fenë, transformoi ekonominë duke ndaluar pronën private, shpronësoi mijëra shqiptarë, mbylli kufijtë, ndaloi krijimin e partive të tjera, ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me fuqitë e mëdha perëndimore dhe lindore, u mohoi shqiptarëve të drejtën e udhëtimit jashtë vendit dhe u kufizoi të huajve të drejtën që të hynin në Shqipëri, etj, etj.

Edi Rama po akuzohet tani, pa bërë asgjë nga gjithë këto, për “monizëm” nga Luli, Mona, Saliu e Iliri, vetëm sepse opozita e bashkuar ka vendosur, në liri të plotë, të braktisë Parlamentin dhe bashkitë, të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe të përhapë mosbesim tek çdo institucion shtetëror, në pritje që të vijë opozita e bashkuar ta qeverisë vendin e vetme, pa socialistët. Kjo zbulon vesin e vjetër të “doktorit”, që akuzon të tjerët për atë, që do të donte ta bënte (ose që e ka bërë) ai vetë. Në fakt, nuk është surprizë që Berisha gjithnjë ka ëndërruar një “monizëm demokratik”, me atë vetë në komandë.

Të flasësh sot për monizëm, kjo, sidoqoftë, do të thotë mungesë respekti për viktimat e diktaturës së vërtetë dhe ta krahasosh Shqipërinë pluraliste të vitit 2019 me terrorin e Shqipërisë enveriste, do të thotë të bëhesh qesharak. Por shqiptarët e kuptojnë. Ja pse opozita nuk fiton.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • baci nuraj: 01/07/2019 22:26

    Ky maskara na mori ne qafe nevej

    Përgjigju
  • Lui: 01/07/2019 16:11

    Epo hajde mbushi mendjen simpatizanteve te PD qe dalin me parrulla dhe bertasin “ poshte komunistet “ . Kane qe nga viti ‘92 qe drejtohen nga Saliu. Po kuptuan kaq, PD do riformatohet dhe mbase edhe do fitojne pas disa viteve.

    Përgjigju
  • toni: 01/07/2019 14:28

    ne foto mugon andi bushati

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 14:04

    Dy fytyra kane te gjithe politikanet ne Shqiperi

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 01/07/2019 17:06

      Dhe njera eshte FYTYRE M**I.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?