TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka tërhequr sot vëmendjen e mediave, kjo jo për shkak të ndonjë deklarate të saj të fortë për politikanët, por për lookun e saj.
Sot në 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marinës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja është shfaqur pa kostumin e saj të një diplomateje, por më një fustan të zi, buzë të kuqe, plot elegancë dhe hijëshi. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila i ka besuar të zëzës klasike.
“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marines të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë. Marina e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Kim.
B.K./ReportTv.al
Fshati digjet kjo krihet. Eshte e frikeshme se si zonja ambasadore del ne krah re kriminleve dhe njerez e te malavites. Eshte e frikeshme se si nuk do ta kuptoje se e zeza ketij vend nuk eshte vetem Berisha por edhe Rama me 40 xhepistat. Merru me pune zonka ambasadore merru me hallet e ketuj popull meqe e ke ndare mendjen. Hap syte mire se me ke ulesh neper tavolina dhe do kuptosh se dashi duhet kpur nga briret dhe ti po e kap nga k..... Turp
Përgjigju