Politikë

Më i votuari në Gjirokastër, Çuçi falënderon të rinjtë: Pa mbështetjen tuaj, fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë

30 Prill 2021, 11:06| Përditesimi: 30 Prill 2021, 11:11

  • Share

Bledi Çuçi, tashmë deputet i konfirmuar në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka falënderuar ata që e votuan, veçanërisht të rinjtë. Në Facbook Çuçi ka postuar disa foto nga fushata, ndërsa thotë se pa mbështetjen e të rinjve "fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë".

 “Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes.  Faleminderit me zemër!” shkruan Çuçi.

Çuçi mori mandatin e deputetit në Gjirokastër, ku mundi të sigurojë 11932 vota, deputeti i PS me numrin më të lartë të votave në këtë qark.

 

Postimi i Bledi Çuçit në Facebook

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?