Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas. Në bisedën e përgjuar më 23 shtator në orën 14:20, rezulton se Marku i kërkon 10 mijë lekë një pacienti.
Në bisedën e tij me agjentin e infiltruar si pacient i thotë: "Kur të mbarosh skanerin, më merr në telefon, më prit aty." Gjithashtu zbulon se në skemën e korrupsionit janë edhe të tjerë pasi tregon që paratë i ndan me kolegët. Pasi i jep paratë, mjeku e udhëzon që të presë jashtë sepse do bëjë gati diskun me rezultatet e skanerit.
Marku është transferuar nga spitali i Traumës për trajtim te specializuar tek Neurologjia në QSUT. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.
Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mjeku Fitim Marku që u arrestua për korrupsion në spitalin e Traumës, është transferuar nga për trajtim te specializuar tek neurologjia. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Merreni më mend, nuk ke Lek por je i sëmur, ky " Doktor " të vret në vend që të të ndihmoi! Në biruc ***.
PërgjigjuPo pse e mundoni veten kaq shum o popull...nuk denohen plerat ne ket vend te qelbur
PërgjigjuDhurata Uruci neurologe shkoder shefe sherbimit rrog , rroge te kempi , rroge te universiteti luigj gurakuqi , rroge te firmat farmaceutike , ne ndjekje penale vazhdon punen , pensionistja. jep lek me shty pensionin . verifikoni
PërgjigjuPacienti perpara se te bej skaner I thone leket ose vdis!
PërgjigjuShikoni sa per te qeshur, po te arestosh nje mjek per ti shpetuar biruces behen te semure dhe kete e ben kolegu i tyre qe i viziton....
PërgjigjuKomentet dhe pretendimet e mjekeve jane. NA RISNI RROGAT QE TE MOS VJEDHIM POPULLIN..... Shikoni se cfar llogjike idjote kane keta hajdute!!! Ritje rroge e pensioni kerkon gjith popullata por me qe qeveria nuk ka mundesi i bie te vjedhin te gjith. Vetem nje gje eshte reale qe mjekesia eshte e degjeneruar, asgje nuk ben dot po paguar prandaj hallexhinjte i drejtohen privatit se njelloj do te paguaj,asnje nderhyrje kirurgjikale nuk behet pa pagusr. Ketyre mjekeve sado tja besh rrogen perseri do vjedhin.
PërgjigjuPo pse mo njerez pse I ka marre dikujt leke I uroni tjetrit vdekjen.Jeni shume dritshkurter.Jeten ja ka dhene zoti dhe ai e di.I urroj sherif te shpejt dhe te marre ate qe meriton si per mire apo per keq
PërgjigjuIshalla vdes aty ku ke punu se ja pite gjakun popullit!
Përgjigju