Kallashnikovi i sekuestruar

Me kallashnikov me vete drejt Shishtavecit, arrestohet 17-vjeçari në Kukës

15 Janar 2022, 09:36| Përditesimi: 15 Janar 2022, 09:37

  • Share

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.

I mituri me inicialet B. P., ishte nisur drejt Shishtavecit me armën me vete, ndërsa policia e arrestoi të miturin pas informacioneve se ai lëvizte i armatosur. Efektivët sekuestruan kallashnikovin dhe disa fishekë luftarakë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?