Foto ilustruese

Kronikë

'Më kanë vjedhur paratë në banesë', 42-vjeçari në Tepelenë denoncon, por e pëson pas kontrollit të policisë! Arrestohet për kallëzim të rremë, i gjenden edhe hashash e plumba

25 Nëntor 2021, 10:04| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 10:06

  • Share

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tepelenë, i akuzuar për deklarim të rremë e po ashtu iu gjetën në Polici hashash e plumba.

Mësohet se në pranga ka rënë Altin Skëndi, nga fshati Nivicë, i cili e pësoi pasi bëri kallëzim të rremë në Polici se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë.

Por pas kontrolleve në banesën e tij rezultoi se aty nuk kishte ndodhur asnjë vjedhje, ndërsa po ashtu u gjetën një sasi e vogël kanabisi sativa dhe 219 fishekë model 56.

Materialet në ngarkim të 42-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kallëzim i rremë", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?