Foto nga vendi i ngjarjes

'Më ke zënë tokën'/ U kthyen nga jashtë shtetit, 5 persona sherr me thika në Ersekë...autori largohet nga vendngjarja me makinë, bën aksident

22 Gusht 2020, 21:14| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 22:56

  • Share

ERSEKË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës. Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë përfshire 3 persona nga fshati Taç, më konkretisht V. A; B. C dhe H. C., mes të cilëve edhe kushërinj dhe shkak ka qenë zaptimi i tokës.

Kaq ka mjaftuar që në këtë konflikt masiv të përdoren thikat, e për pasojë kanë mbetur të 3 plagosur njëri prej tyre. Të përfshirë në konflikt janë persona që jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe janë zënë për tokat.

Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur më rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë marrë plagë të lehta. 

 Megjithatë kjo ngjarje është bërë shkaktare për një tjetër ngjarje. Mësohet se një prej autorëve, B. C teksa po largohej nga vendi i ngjarjes kështë përplasur me një makinë ku ka mbetur e plagosur shoferja me iniciale H.C., e cila është plagosur është transportuar në spital. Megjithatë, ai është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?