Olsi Dado

Me kërkesë të Dumanit, Olsi Dado komandohet përkohësisht si prokuror pranë SPAK

15 Mars 2023, 11:51| Përditesimi: 15 Mars 2023, 11:53

  • Share

Olsi Dado, komandohet përkohësisht si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.

Dado ka lënë detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Olsi Dado me kërkesë të Altin Dumanit tashmë komandohet nga KLP në prokurorinë SPAK. Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokuroria Ina Rama në Tiranë.

Përveç Olsi Dados, SPAK pritet t’i shtohen dhe dy prokurorë të rinj, duke e çuar numrin në 20 prokurorë total.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?