'Me Kombëtaren me lidh projekti, jo paratë!' Reja: Kundër Kazakistanit të tregohemi të saktë para porte

14 Nëntor 2020, 14:22| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 17:07

  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë të dielën në orën 18:00 në Air Albania kundër Kazakistanit për Ligën e Kombeve, një ndeshje e cila duhet fituar me patjetër për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë. Për këtë takim trajneri Reja do të ketë në dispozicion edhe Cikalleshin me Gjasulën, të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të masave të marra për pandeminë. Në prag të ndeshjes trajneri Reja thotë se sulmuesit këtë herë duhet të tregon më preçiz.

“Para portës duhet që të jemi më konkret. Trajneri vetëm mund të përgatisë ndeshjen e që lojtarët të shkojnë para portës. Kemi pasur 10 raste në dy ndeshje por nuk kemi arritur të shënojmë, në këto dy ndeshje duhet shënuar se dëshira është të fitojmë ndeshjet e arrijmë vendin e parë. Për ta bërë duhet të konkretizojmë sidomos para portës."

I pyetur se si qëndron kontrata me FSHF-në, duke qenë se edicioni i Ligës së Kombeve përfundon në harkun kohor të pesë ditëve, reja përgjigjet:

"Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt."

Ndërkohë kapiteni i kombëtares Etrit Berisha shprehet se kuqezinjtë janë më kualitativ se Kazkistani dhe për këtë arsye duhet të fitojmë.

“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Mendoj se jemi më mirë se Kazakistani, po e përgatisimin ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Faktori shtëpi do ndikojë.”

Pas katër ndeshjesh në grup Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë, 2 më pak se Bjellorusia e vendit të parë. Për të kapur këtë pozicion kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër kundër Kazakistanit të dielën dhe me Bjellorusinë me 18 nëntor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?