Me kontratën tek Lazio që i skadon në verë, klubi i njohur anglez 'shënjestron' Tomas Strakoshën

13 Prill 2022, 06:03| Përditesimi: 13 Prill 2022, 06:57

  • Share

Britanikët e Newcastle duket se i kanë lënë tutje shqetësimet për rënien nga kategoria, duke qenë se momentalisht janë 10 pik larg vendit të 18, i cili të dërgon një kategori më poshtë.

E teksa ekipit i kanë mbetur vetëm 7 ndeshje nga fundi i kampionatit, duket se vëmendja tani është drejt merkatos së verës, ku pronarët e rinj pretendohet të bëjnë blerje të bujshme.

Një ndër emrat e përfolur është edhe gardiani i Kombëtares Shqiptare, Tomas Strakosha.

27-vjeçarit i përfundon kontrata me Lazion në verë dhe rrjedhimisht mbetet lojtarë i lirë. Strakosha edhe pse po luan titullar, duket se nuk është i preferuari i Sarrit, gjë e cila e pengon shumë për një qëndrim të mundshëm tek italianët. Po ashtu ai dëshiron të qëndrojë por me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, e cila bashkë me bonuset shkon në 3 të tilla.

Për Strakoshën interes ka shfaqur edhe Torino, ekip i cili në përbërje ka edhe Etrit Berishën, por nga ana financiare si opsion më i mirë duket ai i anglezëve të Newcastle.

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?