Me kredi e ushqime me listë, familja me 4 anëtarë: Mezi mbajmë frymën gjallë

5 Nëntor 2020, 16:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 17:00

  • Share

Baraka me plastmas është prej 12 vitesh streha e familjes Mesi në fshatin Zgerdhesh të Krujës.

Pa punë dhe pa ndihmë sociale, Ibrahim dhe Pashke Mesi tregojnë se e mbajnë frymën me ato pak të ardhura nga blegtoria.

“Nuk kam asnjë lloj të ardhme. Nuk këmi asgjë vetëm një lopë kam. Me atë rrojmë”, shprehet Ibrahim Mesi.

Shtëpia e parë në fshatin Mafsheq u shemb nga amortizimi. Ndërsa prej 12 vitesh kanë zbritur në Zgerdhesh, kohë kur kanë marrë kredi në bankë, të cilën s'munden ta shlyejnë.

“Ne s’kemi asnjë lloj të ardhme, shtëpinë që kemi pas na është shembur prej vjetërsisë dhe kemi ardhur e kemi bërë këtë barake, tokën na e kanë falur. Kemi 14 milionë lekë kredi për të larë”,  thotë zonja e shtëpisë Pashkë Mesi.

Burrë e grua thonë se janë të pamundur fizikisht për punë....

Djali në moshë madhore nuk ka mundur të gjeje punë, ndërsa vajza është minorene.

“Djalin e kam edhe pse kërkon për punë, por nuk gjen punë askund. Ne jemi me reumatizëm të rëndë, nuk kemi takat për të punuar si unë dhe gruaja. S\kam patur asnjë lloj ndihme prej kujt”, shpreht Ibrahimi.

Në kushte të mjerueshme, kjo familje apelon për ndihmë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/11/2020 03:59

    Keshtu dukeni shume te paster , te rregullt e me shume dinjitet ,ne krahasim me njerez te tjere te varfer qe kam pare,por jeni ne fshat dhe keni gjithe ate toke djerre perreth.Nuk do ishte keq ta mbillni.Me qe keni probleme shendetsore dhe meqe jeni blektore,pra s'jeni mesuar me bujqesi,mbillni vreshta,ose drufrutore qe kane me pak pune.Djali juaj mund ti mbjelle dhe ju ta ndihmoni.Kam shume respect per ju,por duhet qe djali ta filloje punen tek sheshi qe rrethon baraken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?