Dua Lipa

VIP & Spektakël

Me kryqin e flamurit britanik në faqe dhe një buzëqeshje, Dua Lipa priti fitoren e Anglisë për finalen e madhe: Po vjen në shtëpi

8 Korrik 2021, 11:27| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 12:13

  • Share

E veshur kuq e bardhë, me kryqin e flamurit britanik në faqe dhe me një buzëqeshje në fytyrë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa priti kështu kualifikimin e Anglisë në finalen e “Evropianit 2020”.

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Dua ka publikuar momente nga mbrëmja e djeshme kur ka shijuar ndeshjen e futbollit me miqtë e saj.

“Po vjen në shtëpi”, shkruan këngëtarja krah fotos së postuar, duke përsëritur sloganin e Britanisë që nënkupton se fitorja do t’i rikthehet britanikëve, aty ku mendohet se ka lindur futbolli.

Ndeshja e djeshme, mes Anglisë dhe Danimarkës përfundoi 2 me 1. Në këtë mënyrë më 11 korrik, ditën e diel, do të “ndeshen”, për finalen e “Evropianit” Anglisë dhe Italia.

16/2
J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?