Kurtin dhe Vuciç

Me Kurtin e Vuciç nuk ka pajtim!

18 Qershor 2023, 13:20| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 13:46

  • Share

Krizat janë pasoja e aksioneve dhe vendimeve të marra në të kaluarën. Në kriza, sidomos mes shteteve ka gjithmonë dy palë:

1. Njëra që është viktimë

2. Tjetri që është agresori.

Njëra palë që ka pësuar padrejtësi e pala tjetër që ka bërë padrejtësi. Prandaj, në zgjidhjen e krizës nuk mjafton vetëm forma juridike, sepse atë tashmë e ka Kosova me marrjen e pavarësisë dhe me largimin e trupave serbe. Shpesh viktima ashtu siç ndodh në procese gjyqësore ndjehet vetëm, ka nevojë për vëmendje e mbi të gjitha ka nevojë të jetë palë që të degjohet zëri i saj si dhe nevojat e saj. Prandaj, kriza mes Serbisë dhe Kosovës nuk është vetëm juridike e nuk arrihet vetëm përmes një marrëveshje që ka klauzola jurdike. Serbia e Kosova kanë nevojë për pajtim historik e kjo bëhet duke bërë hapin e parë Serbia në cilësinë e agresorit duke i kërkuar falje Kosovës për luftën e fundit dhe për padrejtësitë e bëra përgjatë 2 shekujve.

Ka një ide se Kurti e Vucic janë njësoj e prandaj s'ka paqe mes tyre. Nuk jam dakord me këtë gjë, por edhe sikur te ishte e vërtetë, BE u krijua nga ata lider si Spinelli që kishin përjetuar e vuajtur vetë në personin e parë pasojat e Luftës Dytë dhe pikërisht nga përjetimet e tyre, nxorën leksioni se paqja e bashkëpunimi janë gjëja më e mirë për një të ardhme të përbashkët dhe të pashmangshme

Megjithatë pse Kurti e Vuciç nuk mund të bëjnë paqe bashkë? Sepse takimi i tyre është i mbushur me aksionet e vendimet e të kaluarës. Jam i sgurt sa herë janë ballë përballë Kurti e Vuciç e kur shikojnë njeri tjetrin, mendojnë e kuptojnë se njëri është viktima e tjetri është agresori. Kurti kujton çdo gjë që ka pësuar padrejtësisht nga Millosheviç dhe përballë e din se ka një ish ministër të propagandës dhe po ashtu Vuciç sa herë shikon në sy Kurtin mendon me siguri kohën kur ishte Ministër dhe kur Serbia me arrogancë e kishte burgosur këtë të fundit e kishte vrarë fëmijë, për dhunuar gra e masakruar civil.

Prandaj, takimi i Kurtit me Vuciç nuk është një mundësi për të krijuar një urë të re bashkëpunimi mbi faljen e pajtimin, por është një moment që ju sjellë në memorie vetëm të kaluarën.

Kurti e Vuciç nuk munden të harrojnë të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen! Të dy janë më shumë peng të kaluarës sesa misionar të së ardhmes.

Prandaj, që paqja të ndodh mes Serbse e Kosovës duhet të ndodh përmes pajtimit e ky i fundit fillon me shprehjen e pranimit të fajësisë nga Serbia dhe nga vullneti për të falur nga Kosova. Kjo gjë do të ndodh mes Kosovës e Serbisë, vetëm kur të dyja vendet do të kenë një brez të ri lidershipi me zero ngarkesa nga e kaluara dhe me vullnetin për të ndërtuar të ardhmen në paqe e bashkëpunim.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?