Sot qysh në mëngjes, Sali Berisha bëri thirrje për revolucion. Nuk është ndonjë gjë e re, por ka një arsye të re.
Mund të kishte gjetur ndonjë fakt ilustrues dhune, se shoqëri e dhunshme jemi, dhe ka fakte plot.
Mund të gjente dhe ndonjë abuzim të policisë, se në këto ditë, kohë kufizimesh lirie është. Por në fakt, ai kishte bërë kujdes që të na linte të kuptonim, se nuk i duheshin fakte nga Edi Rama, por i duhej një mesazh për Lulzim Bashën.
Kishte gjetur një rast, ku policia ndihmonte dhe i shpëtonte jetën një qytetareje, për ta paraqitur si vrasje të saj nga policia, vetëm që të postonte rreshtat e mëposhtëm, që siç i shikoni, nuk kanë lidhje me gruan e Vlorës, por me “nusen” e partisë: “Ju bëj thirrje të ngriheni në gjithë format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush…”!
Bëhej fjalë për një skenë pra, ku policia shpëton një grua që tentoi të mbytej në det për shkak të problemeve të saj dhe pasi e nxjerrin në breg, ajo humbet ndjenjat.
Teksti që po citoj nuk ka lidhje fare me skenën e përmbysur që përshkruan ai. Teksti është mesazh për Lulzim Bashën. Eshtë duke i thënë atij, se ti nuk guxon të aprovosh planet e Qeverisë dhe të bësh sikur je dhe ti propozues i tyre.
Një ditë më parë e parandjeva këtë nisje të ditës së Berishës, kur pashë Twitterin e Ramës që lavdëronte Metën dhe Bashën në mbledhjen e Këshillit.
Madje për ta bërë të plotë parandjenjën time, edhe Basha sot kishte porositur shumë shkrime nëpër portale, që ai në mbledhje e kishte sulmuar ashpër Ramën (nuk tha se e kishte rrahur, se ishin larg).
Sot në mbrëmje u duk që ishte trashur zullumi dhe doli dha një ultimatum që të zbatohet plani i tij. Hajt të gjesh dhe planin e tij tani.
Këtu është problemi se reagimi i PD ishte i parashikueshëm. Problem është se ne kemi një opozitë zyrtare, që ka më shumë frikë nga tutori i saj, se sa nga kundërshtari.
D.m.th opozita jonë zyrtare, Partia Demokratike, ka një kryetar, i cili është nën presionin e një kryetari real për çdo hap që bën.
Nuk ka rëndësi nëse Basha duhet të sillet butë apo ashpër me Ramën në këto kohë pandemie. Mund të sillet si të ketë dëshirë. Madje mund t’i shpallë luftë përditë, apo t’i shkojë përditë në zyrë për kafe. Le të bëjë si e mendon ai.
Por problemi i tij, është se ai më shumë vret mendjen si e do Berisha këtë punë, se sa si duhet ta bëjë ai.
Rasti i djeshëm është ilustrimi më i mirë se Lulzim Basha e ka më të vështirë me Berishën, se sa Edi Rama me pandeminë. Pasi Edi Rama së paku ka një plan ekspertësh zyrtarë dhe ndjek ata.
Lulzim Basha pretendon që ka një plan të vetin, po s’ia tregon askujt. Jo se ka frikë se nuk i pëlqen Qeverisë, por nuk është i sigurtë si i duket Berishës. Mjaftoi një lavdërim nga Rama dje për një mbledhje me dyer të mbyllura, që të bëhej nami sot.
Kjo tregon se PD-së, do t’i duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga KoronaSaliu, se sa Shqipërisë për t’u shëruar nga koronavirusi.
Si e lene te kullos kete moster.kjo grua dhe keta femije nuk munď ta frenojne kete vrases,futeni ne ndonje kolibe qensh.
PërgjigjuKy duhet te ishte varur me koke posht deri ne e larget 1997. Dhe sot shqiperia do ishte prepara nje dekade. I rrofsha pallen qe e tall si ti doj ai derr qejfi. Kjo eshte shqiperia qe nuk shporr dot nje coronavirus si sali qeni.
PërgjigjuAkoma se kuptoj perse nuk i mbyllet facebooku.
Përgjigju