Kronikë

Korçë/ E qëlloi me zorrë në trup dhe i shkaktoi lëndime, 30-vjeçarja denoncon dhunën nga fqinji! Publikohen pamjet, një fëmijë i kërkon të ndalojë: Mos e prek me dorë

23 Gusht 2021, 12:58| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 15:25

  • Share

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar dy dite më parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas në Korçë.

Me zorrën që mbante në duar dhe me gjithë forcën e tij, 60-vjeçari F. K ka lënduar në pjesë të ndryshme të trupit fqinjën e tij, 30-vjeçaren A.K.

Një zë fëmije mundohet të ndaloi ngjarjen “Mos e prek me dorë...”, por dhunuesit nuk i bën përshtypje dhe vazhdon.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë nga gruaja e dhunuar e cila dorëzoi edhe pamjet e sulmit.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, ndërkohë e dhunuara disponon video të momentit të ngjarjes

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 23/08/2021 15:10

    Kjo zonja ose me mir fshatarja ne video Duket qe is paska qefi sherrin. E nuk esht se e ndjek fshtari mashkull me e rraf .me sa shof ai po perdor zorr a rrip se nuk duket mir per ta mbajtur larg

    Përgjigju
  • Fshati: 23/08/2021 13:09

    Ketu nuk ka dhune te njeanshme, ka nje sherr mes dy personave te rritur dhe te barabarte. Me sa duket ne video agresor eshte gruaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?