Vetëm pak orë para nisjes së votimit për zgjedhjet e 14 majit, një 48 vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë pasi është kapur me listë emrash dhe para në dorë me qëllimin për të blerë vota në favor të koalicionit Berisha-Meta. Bëhet fjalë për Bedri Muratin i cili ka precedentë të theksuar kriminalë.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi në mjetin e tij tip “Volkswagen”, i janë gjetur dhe sekuestruar shumat e parave prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie, Agron Loka i cili kandidon nën siglën e koalicionit Berisha-Meta, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.
Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Murati është një prej anëtarëve të bandës së tritolit.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje".
O Arben ti gjithmon tregon pralla me nastradin o Arben Hajdari im. Për kto gjëra ti shko denoncoi po i ke të vërteta. Ose në të kundërtën mos pirth nga goja.
PërgjigjuPo PS? Ka paguar bileta deri në 200 euro për person përtë ardhur në Lezhë për të votuar. Unë nuk pranova.
PërgjigjuTi arben gjithmon flet si kodrs mbas bregut shko denoncoje rastin ,mos fol kot nuk e bemi pis PS ju jeni morra qe jetoni me lemoshat qe ju japim more analfabet .
Arben mos del lef neper media denoncoje rastin ne prokurori apo e ke per shou