Politikë

‘Me makina luksoze me targa false’, Tavo akuza Çuçit: Në Gjirokastër janë dislokuar forca të shumta të Ministrisë së Rendit

5 Prill 2021, 21:56| Përditesimi: 5 Prill 2021, 23:32

  • Share

Kandidati për deputet i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka akuzuar kandidatin e PS, Bledi Çuçin, njëherazi edhe Ministër i Brendshëm, se ka dislokuar në qytet forca të shumta të veshur civil.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Tavo tha se në Gjirokastër lëvizin policia sekrete e ajo kriminale, të veshur civil. Sipas tij, ata lëvizin me makina luksoze me targa false që parkojnë në komisariatin e policisë Gjirokastër.

Po ashtu ai hodhi akuza se kandidatëve të LSI-së në Gjirokastër i është kërkuar të heqin dorë nga kandidimi, në këmbim të parave dhe posteve të rëndësishme.

“Në Gjirokastër janë dislokuar forca të shumta të Ministrisë së Rendit të veshur civil. Ke polici kriminale të ardhur nga Tirana,  ke të krimit ekonomik nga Tirana, polici sekrete nga Tirana, lëvizin makina luksoze me targa false dhe parkojnë në komisariatin e policisë Gjirokastër. Për shkak se Ministri i Rendit është kandidat në Gjirokastër kanë ardhur këta. Nuk kanë krijuar problem serioz, për veç përpjekjes për të intimiduar qytetarët. Ka takuar të gjithë kandidatët e listës së LSI meshkuj dhe u ka ofruar lekë, njëri nga ata e ka dhe të regjistruar, në këmbim të largimit nga lista, ka premtuare vende pune, dikujt i ka thënë ‘do të hipi në kalë që tani, pse të presësh deri më 25 prill’”, tha Tavo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?