Foto ilustruese

Kronikë

Me makinën plot me emigrantë i arratiset policisë por kapet pas pak minutash, arrestohet 39-vjeçari në Devoll

14 Nëntor 2021, 13:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 13:49

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili me një makinë plot me emigrantë të paligjshëm, lëvizte me automjetin e tij.

Fatjon Muçaj 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, është konstatuar pranë kryqëzimit të fshatit Kapshticë, Devoll, duke lëvizur me mjetin tip "Opel", por ai nuk iu bind urdhrit të policisë policisë rrugore për të ndaluar.

Pasi policia iu vu në ndjekje, arritën të bënin ndalimin në fshatin Kurilë, Devoll dhe neutralizimin e Fatjon Muçak, i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?