Sociale

Më mirë beqarë apo i martuar? Debat në ‘Rreze Dielli’, psikologia: Meshkujt shqiptarë janë poligamë! Sociologu Tushi:Duhet të flasim dhe për ‘mëkatet’ e femrave

5 Tetor 2021, 14:00| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 14:27

  • Share

Të martuar apo beqarë është një ndër debatet më të shpeshta që ndodh jo vetëm në shoqërinë tonë por kudo në botë. Ndërsa martesa shpesh konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Kampe nga të dyja anët tregojnë të mirat e të qënit beqarë ose të martuar.

Edhe sociologu gëzim Tushi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shprehet se  Mund të jete e kunderta me e vertete…Lumturia ka mundesi te shkaktoje martesen…. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” diskutuan mbi këtë temë sociologu Gëzim Tushi, publicistja Raina Kovaçi dhe psikologia Lenida Halilaj.

Sociologu Tushi u shpreh se martesa është një institucion që jep ngrohtësi megjithëse kohët e fundit duket se nuk po funksionin më aq shumë sa duhet. Ai tregoi modelet e ndryshme se sin ë botë po gjejnë zgjidhje për të mbajtur martesat e lumtura, duke përfshirë këtu edhe ndarjen dhe ribashkimin si një formë për të rikthyer lumturinë në ciftë ndërsa shpjegoi se në Shqipëri meshkujt mund të jenë më poligamë.

Rimartesa është në gjë shumë e bukur. Rimartesa në perëndim është një praktikë që ndodh shpesh, ndahen distancohen krijonë teorinë e distancës, reflektojnë për gabimet, kanë një gjë që ata janë tolerantë, mund ta falin qoftë edhe mungesën e besnikërisë bashkëshortore pasi e analizojnë atë po në Shqipëri jo, më shumë për opinionin. Femra e toleron në fakt mashkullin cik poligam që mund të bëjë ndonjë shkelje.

Psikologia Lenida Halilaj u shpreh se opinioni i ka lejuar meshkujt shqiptarë që të jenë më poligamë:

Tolerohet sepse në shqipëri ekziston ideja që meshkujt kështu janë, janë natyra më poligame, të gjithë meshkujt tradhëtojnë. Shoqëria I ka presionuar më shumë vajzat që të jenë brenda kontureve që ka përcaktuar familja ndërkohë djemtë janë lënë gjithmoën pak më të lire.

Sipas sociologut Tushi edhe femrat kanë ‘mëkatet' e tyre:

Po nimfomane kush janë? Duhet të flasim dhe për mëketet e femrave sepse kemi ngelur duke thënë që meshkujt janë kështu, janë ashtu edhe femrat. Sepse kemi vënë dy morale edhe në martesë kemi dy morale, një moralë për mashkullin i  cili mund ta bëj këtë gjë. Por poë m gjete një femër që të ketë një flirt jashtëmartesorë dhe të dëgjosh opininon public pasi ta kesh mbajtur atë gruan që ja ke falur se fundja një lidhje fizike është, nuk është lidhje metafizike dhe nuk është krejtëssiht përmbysese dhe kjo varet nga individiqë merr vendimin.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?