"Më mungon si një koncert", foto virale mes artistëve italianë

4 Shkurt 2021, 14:56| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 14:59

  • Share

Një shkrepje e përjetësuar dhe publikuar në mediat sociale është bërë virale mes artistëve italianë të cilët kanë vendosur të shpërndajnë foton së bashku me fushatën #VogliamoUnAltroSpettacolo. Imazhi bardhë e zi ka frazën " Më mungon si një koncert " nga Gabriele Milani. Artisti i shkruajti fjalët në një billbord reklamash dhe Francesco Luongo vendosi ta përjetësonte atë dhe t'i shpërndante në mediat sociale. Fotoja u bë virale midis muzikantëve dhe artistëve. Gradualisht ajo është bërë zyrtarisht një simbol i muzikës live që ka qëndruar në vend për muaj të tërë. Një nga artistet e para që publikoi foton ishte Emma Marrone , më pas Elisa Toffoli, Tiziano Ferro dhe Vasco Rossi i cili zgjodhi historitë në Instagram për t’i dhënë shikueshmëri fotografisë.  #VogliamoUnAltroSpettacolo , është iniciativa e shoqatës UNITA, së bashku me sindikatat e punëtorëve të kinematografisë. Të gjithë kërkojnë mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e gjendjes së botës argëtuese nga ana e organeve qeveritare.

Nisma është iniciuar nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe mungesa e koncerteve.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?