Sulmuesi i Napolit, Arek Milik

Me pistoletë tek koka, sulmuesit të Napolit i grabisin orën roleks

4 Tetor 2018, 14:07| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 14:11

  • Share

Nga gëzimi i madh për fitoren e marrë në fund ndaj Liverpool në frikën e madhe të kaluar pas grabitjes së pësuar. Kështu mund të përmblidhet mbrëmja e sulmuesit të Napolit Arek Milik i cili është grabitur me pistoletë në kokë.

Në një rrugë afër banesës së tij në Napoli sulmuesit Milik i janë afruar dy persona që udhëtonin me një scooter dhe i kanë marrë një orë Rolex me vlerë 7 mijë euro.

Sipas të dhënave të para polaku Milik ishte duke u kthyer në shtëpi pas ndeshjes me Liverpool dhe ndodhej në makinën e tij kur është kërcënuar me pistoletë nga dy persona të maskuar që më pas janë larguar.

Kjo nuk është hera e parë që një lojtar i Napolit përjeton një ngjarje të tillë ndërsa policia ka nisur hetimet.

Komento

Komente

  • Erik: 05/10/2018 16:28

    Thuaj Metes te mbledhe Keshillin e Sigurise edhe per kete rast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?