Taty Mendes, e bija e trajnerit Sylvinho

Me plis në kokë dhe lotët që rrjedhin në faqe, vajza e Sylvinhos dedikim për kuqezinjtë: Po qaj, por jam mirënjohëse  

25 Qershor, 18:50| Përditesimi: 25 Qershor, 18:56

  • Share

Vajza e trajnerit të Kombëtares, Taty Mendes ka qenë në stadium në të treja ndeshjet që Shqipëria luajti në Euro 2024.

Humbja dhe eliminimi nga Spanja duket se kanë lënë shije të keqe edhe te një braziliane e lindur në Spanjë, me të bijën e Sylvinhos që nuk i ka kursyer lotët. Në kanalet e komunikimit ajo pa postuar foto me plis në kokë dhe lotët në sy.

“Po qaj, por jam mirënjohëse”, shkruan e reja që së bashku me të emën kanë qenë në çdo sfidë për të mbështetur Sylvinhon dhe Shqipërinë.

Vajza e Sylvinhos

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?