Kronikë

Me radarë këmba-këmbës shoferëve problematikë, Veliu inspektim patrullave natën: Zero tolerancë! Janar–maj 2021, 90 të vdekur nga aksidentet, 67 në 2019

30 Qershor 2021, 19:50| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 20:03

  • Share

Prej katër ditësh policia rrugore u është vënë këmba-këmbës drejtuesve problematikë të mjeteve. Si po kryhen kontrollet dhe masat që po zbatohen nga patrullat , në terren ka zbritur në mesnatë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Zero tolerancë ka kërkuar kryepolici Veliu, nga punonjësit e policisë për të gjithë shkelësit, si e vetmja formë ndëshkimi për të ulur rastet fatale të aksidenteve. Synimi është parandalimi ngjarjeve të rënda rrugore, të cilat kanë pasur rritje në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 90 të vdekur nga 76 duke marrë në referencë vitin 2019 kur nuk kishin masa kufizuese. Në 2019 u regjistruan 583 aksidente në 6 Janar –Maj, ndërsa në 2021 rezultojnë 547, por me rritje të ndjeshme të jetëve të humbura. Akset kryesore po monitorohen me kapacitet të shtuar punonjësish.

Disa prej rrugëve me fluks qarkullimi dhe problematike për shpejtësinë e mjeteve janë në fokus të veçantë. Aktualisht, me radarë po survejohen në të gjithë vendin akset rrugore Tiranë – Elbasan; Tiranë – Durrës; Fier – Vlorë; Kamëz – Tiranë; Durrës – Kavajë; Lezhë – Milot; Elbasan – Rrogozhinë dhe Rruga e Kombit. Në vetëm katër ditë, pas aksidentit tragjik me katër viktima të familjes Gushi në aksin rrugor Levan - Vlorë, janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, mes të cilëve kanë rezultuar në gjendje të dehur 13 prej tyre dhe 11 të tjerë pa leje drejtimi.

Po ashtu, për shkak të shkeljeve në rrugë, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, janë pezulluar 279 patenta. Ndërkohë në total, për shkelje të tjera, të cilat përfshijnë parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë, janë ndëshkuar me masë administrative për kundravajtje penale 11,353 drejtues mjetesh. Pas kontrolleve janë arritur të ndalohen drejtues mjetesh me makina luksoze që lëvizin në rrugë me shpejtësi deri në 200 km në orë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?