Me shpejtësi 255.5 km/orë gjatë zbritjes, skiatori francez vendos rekord botëror (VIDEO)

24 Mars 2023, 10:42| Përditesimi: 24 Mars 2023, 10:56

  • Share

Skiatori francez Simon Billy vendosi rekord të ri botëror në skijimin me shpejtësi, teksa në pistën e Vars në (Hauter-Alps) arriti në zbritje shpejtësinë 255.50 km/orë.

Billy arriti këtë shpejtësi duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 154.95 km/orë, që mbahej nga italiani Ivan Origone, vendosur në vitin 2016 po në këtë pistë (Francë).

Në këtë garë morën pjesë disa skiatorë që synuan rekordin e ri botëror, por vetëm Simon Billy ia doli mbanë. Në fundin e pistës, ai u detyrua të ndalonte në rrjetat mbrojtëse, pasi shpejtësia ishte shumë e lartë.

Me një pjerrësi prej 98%, pista Chabrières në Vars (Hautes-Alpes) ofroi kushte perfekte për të thyer rekordin botëror.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?