Gjatë natës mes 27 dhe 28 marsit, në orën 2 të mëngjesit akrepat e orës do të lëvizin përpara, duke na “vjedhur” një orë gjumë dhe duke na falur më shumë dritë. Ndryshimi orës do të ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend dhe do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore. Edhe pse nga nesër do të na duhet të flemë 1 orë më pak ditën do ta jemi më të gjatë.
Kujtojmë se Parlamenti evropian ka miratuar propozimin për të mos u ndryshuar më ora, pra të mos bëhet më abrogimi i ndryshimit stinor, por disa vende kanë vendosur të mos e pranojën i qëndruar besnik orarit të dyfishtë. Sidoqoftë, zgjedhja përfundimtare do ti takojë shteteve individuale. Dhe zgjedhja duhet bërë deri në prill.
Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.