Bota

Më shumë se 200 të vdekur në Indi dhe Nepal nga përmbytjet dhe reshjet që nuk janë parë prej vitesh

22 Tetor 2021, 15:35| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 17:34

  • Share

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal u rrit në 104 individë ditën e sotme pasi 27 vdekje të tjera u raportuan që nga mbrëmja e së mërkurës. Lajmin e ka dhënë sot zyrtarisht një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Nepalit.

Duke i shtuar ato në Indi shkojnë të paktën 201 vdekje të raportuara gjithsej nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet që nuk janë parë në vite.

Nepali filloi të merrte reshje të mëdha të hënën pasi një sistem me presion të ulët u formua mbi Indinë veriore, duke sjellë lagështi nga Gjiri i Bengalit.  Të paktën 70 njerëz kanë vdekur në shtetin verior indian të Uttarakhand, i cili gjithashtu përjetoi përmbytje.

Shumica e operacioneve të shpëtimit kanë përfunduar, por përpjekjet vazhdojnë për të shpëtuar udhëtarët nga kufiri i sipërm i shtetit, në të cilin janë vendosur helikopterë.

Intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë dhe pelegrinazhi ka rifilluar në disa pjesë ku rrugët janë pastruar nga mbeturinat. Rrethi Ilam në Nepal mori goditjen më të rëndë, me 36 vdekje të regjistruara.

Departamenti meteorologjik bëri me dije të enjten në mbrëmje se gjasat për shi dhe borë do të vazhdojnë të mbizotërojnë ditët në vijim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?