Foto nga Audi Q7 që u vodh mbrëmjen e së dielës

Kronikë

21-vjeçari nga Prizreni: Persona të armatosur më grabitën makinën 'Audi Q7' në Milot! Policia: Nuk janë përdorur armë, pika kontrolli për kapjen e autorëve

6 Shtator 2021, 15:19| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 19:35

  • Share

LEZHË- Një makinë 'Audi Q7' është vjedhur mbrëmjen e së dielës në Milot. 21-vjeçari Meriton Ahmetaj, nga Kosova, së bashku me shokun e tij, me automjetin tip "Audi Q7" me targa 04-599 FO, në aksin rrugor Milot-Rrëshen ka denoncuar se ka rënë pre e grabitjes me armë.

Ai ka deklaruar se disa persona të armatosur, i kanë bllokuar rrugën dhe i kanë marrë 'Audi Q7', e më pas janë larguar përgjatë Rrugës së Kombit në drejtim të Rrëshenit.

Burime për Report Tv nga policia e Lezhës konfirmojnë se është vjedhur makina 'Audi Q7', ndërkohë që sipas bluve të Lezhës nuk janë përdorur armë. Sipas policisë së Lezhës, dy të rinjtë kanë deklaruar në policie se kanë qenë duke ardhur nga Kosova për në Shqipëri, dhe në Milot janë ndalur për të blerë fruta-perime.

Aty një automjet me tre persona, nuk i kanë lënë të lëvizin, duke u vjedhur automjetin. Po sipas denoncimit, thonë blutë e Lezhës, nuk janë dhunuar dhe nuk kanë parë armë, as nuk kanë mundur të shquajnë fytyrat e personave që u kanë dalë para. Policia thotë se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

'Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip "BMË " , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip "Audi" me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim  kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.'- njofton policia.

Ora 19:38
Ia vodhën në Milot, ky është 'Audi Q7' i 21-vjeçarit nga Kosova

1630949702_page.jpg

Ky është 'Audi Q7' i 21-vjeçarit nga Kosova, Meriton Ahmetaj, mjet të cilin ja vodhën në aksin Milot-Rrëshen mbrëmjen e së dielës.

Sipas denoncimit të të riut për Report Tv, disa persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën dhe i kanë marrë 'Audi Q7', e më pas janë larguar përgjatë Rrugës së Kombit në drejtim të Rrëshenit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 07/09/2021 02:37

    Merrjani makinat KOSOVAREVE se te vjedhura I kane ne gjermani dhe zvicer...nuk I kane blere zhulsat e europes....

    Përgjigju
  • ariu: 06/09/2021 15:23

    vjen pak era M kjo pune.. shikoni se mos e kane shitur (dhene) vet dhe duan leket nga siguracioni

    Përgjigju
  • vjeshta: 06/09/2021 14:38

    Mirditorët gjithçka nuk është e tyre e duam për vete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?