Sport

Me test anti-Covid-i, letërnjoftim dhe të monitoruar me kamer! Lista me dokumentet që duhet të ketë një tifoz për të hyrë në stadiumet e 'Euro 2020'

11 Qershor 2021, 18:35| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 07:36

  • Share

Nisja e Europianit do të sjellë në stadium edhe tifozët, të cilët i mungojnë këtij sporti prej kohësh për shkak të pandemisë. Gjithsesi ende hyrja në impiantet sportive nuk do jetë e lirshme, pasi në Euro 2020 do të duhen një sërë dokumentesh.

Përveç biletës çdokush që dëshiron të ndjekë Turqi-Itali në Olimpico të Romës do të duhet të ketë një dokument që tregon se ka të paktën 15 ditë që ka marrë dozën e parë të vaksinës COVID. Ky është vetëm detaji i parë, pasi tifozët duhet të kenë me vete gjithashtu një raport që tregon se kanë të paktën 6 muaj që kanë kaluar koronavirusin. Gjithashtu tifozët do dohet të mbajnë në dorë një dokument, që tregon se 48 orë para se të nisë ndeshja kanë kryer një test të shpejtë COVID-i ku kanë rezultuar negativ.

Nëse nuk paraqitet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm atëherë hyrja në stadiumin Olimpico nuk do të lejohet. Me vetë tifozët duhet të kenë gjithashtu një letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa që prej momentit kur i afrohen stadiumit duhet të jenë të pajisur me maskë.

Çdo kush prej tyre do të monitorohet me kamër nëse respektojnë distancën prej një metri perimetër, ndërsa në stadium do të ketë 48 porta hyrëse. Lajmi i mirë është se në stadium do lejohen edhe tifozët turq, të cilët do qëndrojnë në anën veriore. Për të gjithë këto procese, jashtë, brenda dhe në shkallët e stadiumit do jenë të angazhuar 3 mijë punonjës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?