Chamaa, Liban
Këmbësoria e ushtrisë izraelite shënoi këtë të shtunë (16 Nëntor 2024) përparimin më të thellë në territorin e Libanit - që nga nisja e sulmeve, 6 javë më parë - përpara se sa të zmbrapseshin pas luftimeve të ashpra me militantët e Hezbollahut.
Këtë e raporton The Guardian, duke cituar agjencinë zyrtare libaneze Nna, sipas së cilës trupat izraelite kapën një kodër strategjike mëngjesin e sotëm në fshatin Chamma, në Libanin jugor, rreth tre milje nga kufiri izraelit, por më pas u tërhoqën.
Sipas të njëjtit burim, para se të tërhiqeshin, trupat izraelite hodhën në erë faltoren e Profetit Shimon në Chamma dhe disa shtëpi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmohet me dy raketa rezidenca e Netanyahut në Caesarea, kryeministri izraelit nuk ishte në godinë
K.M/ReportTv.al