Nesër në Kajro (31 mars 2024) do të rifillojnë negociatat mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Kjo është raportuar nga televizioni egjiptian “Al Qahera Neës”, si dhe ai izraelit “Haaretz”.
Izraeli pezulloi më parë negociatat pas votimit të rezolutës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të luftës deri në fund të Ramazanit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Vritet një 13-vjeçar palestinez në Jenin; Izraeli kundërshton paralajmërimin e OKB-së për rrezikun e urisë
K.M/ReportTv.al