Sheshi Skënderbej, Tiranë

Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit

23 Tetor, 07:26| Përditesimi: 23 Tetor, 07:31

  • Share

Shumë turistë spanjollë po kërkojnë alternativa për të shijuar një arratisje të paharrueshme dhe ekonomike - përpara Krishtlindjeve, shkruhet në një artikull të botuar në revistën spanjolle 'Tikitakas'.

Për këtë arsye, ne kemi përzgjedhur pesë destinacione ekonomike dhe ideale për të kaluar pushimet gjatë këtij sezoni.

Tiranë, Shqipëri

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i gjallë dhe gjithnjë në ndryshim që ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës bashkëkohore dhe jetës vitale urbane. Edhe pse më pak e njohur se kryeqytetet e tjera evropiane, Tirana i befason vizitorët me origjinalitetin dhe kontrastet e bukura.

Cilat vende duhet të vizitoni në Tiranë?

Sheshi Skënderbej - zemra e qytetit dhe Bunk’Art - një muze i ndërtuar në një ish-bunker bërthamor që eksploron historinë e Shqipërisë komuniste. Gjithashtu, zona e Bllokut, dikur një vend vetëm për elitën politike, sot është kthyer në një qendër lokalesh dhe kafenesh plot gjallëri. Një udhëtim perfekt për adhuruesit e turizmit urban.

Pse duhet të vizitoni Tiranën tani?

Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë, me çmime ekonomike për akomodim, ushqim dhe transport.

Përveç Shqipërisë këto janë vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

Bratislavë, Sllovaki

Braga, Portugali

Vilnius, Lituani

Caceres, Spanjë/ Tikitakas

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?