Të gjithë udhëtarët që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe, duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë të detyrueshme në hotel. Por ekzistojnë dhe mundësi të tjera për banorët e Emiratëve të Bashkuara Arabe që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në një artikull të publikuar për udhëtarët nga Emiratët e Bashkuara Arabe, nga operatorët turistikë, mediat arabe listojnë 11 vende ku turistët mund të kalojnë '11 ditët e karantinës' para se të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar.
E para në listë renditet Shqipëria! Në artikullin e botuar nga media arabe, theksohet se Shqipëria pret rezidentë dhe qytetarë nga Emiratët e Bashkuara Arabe pa qenë e nevojshme që të kryhet një test COVID.
“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar.”- thuhet në artikullin e medias arabe.
Sakaq në artikull shkruhet se në javën e tretë të qershorit, Shqipëria pritet që të ngre edhe qendra shëndetësore verore në 29 vende të ndryshme kur turistët mund të kenë mundësi që të testohen për virusin.
M.Q./ReportTv.al“Turistët janë të lirë që të lëvizin rreth e qark vendit, por u kujtohet që të mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrash.”