Foto ilustruese

Bota

Mediat britanike: Burgjet po pushtohen nga shqiptarët, Britania po bëhet 'Alkatraz i Shqipërisë'

4 Shtator 2022, 16:02| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 16:01

  • Share

Aktivistët në Angli thonë se Britania rrezikon të bëhet “Alkatraz i Shqipërisë” nëse popullsia kriminale e vendit ballkanik vazhdon të rritet me ritmin aktual, shkruajnë mediat britanike.

Shifrat zyrtare tregojnë se 180 shqiptarë ishin pas hekurave në Britaninë e Madhe në vitin 2012, por vitin e kaluar kjo shifër është pothuajse nëntëfishuar, duke shkuar në mbi 1500.

Ministrat në Shqipëri janë paralajmëruar se nëse numri vazhdon të rritet me këtë ritëm, ata do të kalojnë 5000 shkelës të ligjit në burgjet shqiptare brenda vetëm katër viteve.

Katër në dhjetë persona që kalojnë Kanalin e rrezikshëm Anglez me gomone të vogla, ose që mbërrijnë me kamionë janë me origjinë nga Shqipëria.

Ndërsa disa po ikin nga varfëria, ose persekutimi në atdheun e tyre ku nuk ka luftë, ka frikë në rritje se elementë kriminalë fshihen mes emigrantëve për arsye ekonomike që hyjnë ilegalisht në Britani.

Rreth 1075 shqiptarë kaluan kanalin me gomone të organizuara nga bandat e kontrabandistëve për gjashtë javë këtë verë. Bandat thuhet se po gomone gjigante me fryrje nga fabrikat kineze dhe u kërkojnë prodhuesve t'i bëjnë ato edhe më të mëdha.

Në fund të vitit 2021, shqiptarët përbënin numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells, pothuajse dy herë më shumë se polakët./UK Daily News

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?