Gazeta gjermane Bild

Mediat europiane: Eliminim historik i Gjermanisë

28 Qershor 2018, 12:01| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 12:04

  • Share

Gjermania ka kapitulluar që në grupe në Botërorin e Rusisë, gjë që ndodhte për herë të parë për 4 herë kampionët e botës, dhe natyrisht mediat në Europë e kanë trajtuar këtë si një eliminim historik. Kështu, prestigjozja gjermane Bild, e krahason me fitoren 7-1 ndaj Brazilit, me titullin: Pa fjalë! Dhe në fakt, nuk mund të kesh fjalë për humbjen me Korenë e Jugut. Gazeta “Kicker” mjaftohet me titullin “Jashtë”, ndërsa gazeta berlineze shkruan: Gjermania nokaut! 

Gazetat italiane kanë bërë edhe humor, siç është rasti i “Corriere dello Sport”, që është hapur me titullin: “Shihemi në plazh”, duke iu referuar faktit që edhe Italia nuk është në Botëror. Ndërsa e madhja “Gazzetta Dello Sport” është mjaftuar me fjalët: Gjermania kapitullon!

Ndërkohë, Mesut Ozil është dukur i nervozuar në fund të ndeshjes, dhe është përplasur pikërisht me tifozët e tij. Mesfushori u kap nga mediat teksa i bërtiste një tifozi, dhe një nga anëtarët e skuadrës gjermane po e mbante nga krahët. Tifozët nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjen e lojtarit të Arsenalit, dhe kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumta në ditët e fundit.

Mesa duket, gjermanin me origjinë turke nuk e kanë mbajtur nervat, dhe i është drejtuar me të keq që në rastin e parë që është kritikuar, në përfundim të ndeshjes me Korenë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?