Momenti kur skuadra franceze mori Kupën e Botës

Mediat i thurin lavde Francës pas fitores, 2 tifozë vdesin në rrugët e Parisit

16 Korrik 2018, 10:04| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 12:12

  • Share

Franca kampione e Botës për herë të dytë ka marrë vëmendjen e gjithë mediave sportive në mbarë Botën . “Një gëzim i pamasë” shkruan në faqe të parë francezja L’Equipe. ABC publikon një foto të Presidentit Macron dhe shkruan “Rroftë Franca”. “Dita e lavdisë erdhi” kjo është faqja e parë e Le Figaro. Prestigjozja spanjolle Marca shkruan në faqe të parë “Dy yje”, Franca kampione e Botës 20 vite më pas. Ndërsa As është polemike dhe shkruan

“ Franca fiton Botërorin e VAR”.

Festimet në Francë pas fitores së Kupës së Botës nga skuadra e Deschamps u shoqëruan edhe me incidente të shumta ku dy persona humbën jetën. Në Annecy një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën pasi u hodh në një kanal ndërsa një tjetër person humbi jetën pasi gjatë festimeve duke drejtuar makinën u përplas me një pemë dhe të plagosur mbetën dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç.

Gëzimi ka qënë i madh në skuadër. Trajnerit Deschamps lojtarët i kanë ndërprerë konferencën për shtyp duke festuar me shampanjë Kupën e Botës dhe kjo tregon harmoninë që ka qënë në ekipin francez që në finale mposhti 4-2 Kroacinë.

Lojtarët e Francës i ndërpresin konferencën Dechampe-t

Ndërsa ai që shkëlqeu më shumë dhe është kandidati potencial sipas mediave për të marrë “Topin e Artë” është sulmuesi Antoine Griezmann që edhe dje u shpall si lojtari më i mirë i finales së Moskës.

Komento

Komente

  • kujtim koroni: 16/07/2018 18:17

    Urime Francës asgjë nuk vodhi, trajneri në lartësinë e detyrës kur ndërroi N Kolo Kante. Kroacia e fitoi kupën e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?