Mediat italiane e bëjnë të kryer, Duka tregon ç’po ndodh me Rejan

8 Prill 2019, 16:26| Përditesimi: 8 Prill 2019, 16:38

  • Share

Mediat në Itali e kanë bërë fakt të kryer se trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare do të jetë Edy Reja. Sipas Radio Kiss Kiss presidenti Armando Duka ka udhëtuar të shtunën në Itali për të takuar ish-trajnerin e Napolit dhe të Atalantës dhe jo Alberto Zakeronin, siç ishte raportuar më parë.

Në një hotel në Bolonja Duka dhe Reja kanë konkretizuar bisedimet e nisura të premten e 22 marsit në Shkodër, menjëherë pas humbjes 0-2 me Turqinë që solli edhe shkarkimin e Panucci-t. Sipas këtij burimi Reja në Shqipëri do të marrë ekzakt pagën që merrte edhe paraardhësi i tij, 250 mijë euro në vit. Me vete të kuqezinjtë Reja pritet të marrë si ndihmës Alesandro Colori-n.

Në rast se Reja do të ulet në krye të Kombëtares atëherë ai do të ishte trajneri i katërt italian që afrohet te kuqezinjtë. Më herët Shqipërinë e kanë drejtuar  Beppe Dossena, Gianni De Biasi dhe Christian Panucci.

Sa i përket këti lajmi të ardhur përtej adriatikut, i kontaktuar nga “Report TV”, presidenti i fedaratës Armando Duka është shprehur: “Nuk ka asgjë për të konfirmuar për Reja-n”.

Mbetet për t’u parë se kush do të ulet në krye të Kombëtares, por së bashku me Edy Reja-n kandidatët potencial për stolin e kuqezinjve janë edhe Alberto Zakeroni, Roberto Donadoni, Luigi De Canio si dhe ish-kapiteni i Kombëtares Besnik Hasi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bimbashi Duka: 08/04/2019 19:02

    Bimbashi Duka

    Përgjigju
  • sifi: 08/04/2019 18:49

    Faqa e zeze e futbollit shqiptar, qe vetem shperdoron parat e FSHF .Sa ke qene ne krye or Duke vetem te huaj ke paguar per trainer dhe per m.t po shkon ekipi . Se aty del leku .Uzyrpve e FSHF me shoqata fantazem dhe e ke kthyer ne shpk tende .Na bien keta trainer leshi qe nuk njohhin as natyren dhe as psikologjine e futbollit shqiptar.Me mire te lije Sul Memen trainer dhe suksesi do ishte i padiskutueshem dhe me pagese me te ulet

    Përgjigju
  • birce: 08/04/2019 16:58

    E BERI PAZARIN SE SA DO VJEDHI DUKA I DROGES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?