Dragoș Savulescu

VIP & Spektakël

Mediat rumune: Lirohet nga paraburgimi bashkëshorti i Angela Martinit, por nuk mund të largohet nga Greqia

12 Gusht 2021, 13:44| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 13:52

  • Share

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragos Savulescu është liruar nga paraburgimi në Greqi dhe për të është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Por biznesmeni është i ndaluar të largohet nga Greqia, derisa të gjykohet kërkesa për ekstradim për në Rumani, raportojnë mediat rumune.

Biznesmeni rumun, u arrestua në ishullin Mykonos sepse Rumania kishte lëshuar ​​një urdhër-arresti evropian në emrin e tij pas një dënimi prej 5.5 vitesh për korrupsion.

Për arrestimin e tij u përfshinë zyrtarët e nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?