Propaganda e Kremlinit kundër Gjermanisë në mediat ruse po përshkallëzohet, deri në pikën kur kancelarin gjerman Olaf Shcholz e krahasuan me diktatorin dhe liderin e nazizmit, Adolf Hitler.
Ndërsa po bënte krahasimin, mdoeratori rus Vladimir Solovyov në programin e tij televiziv u shpreh për kancelarin gjerman se se: "Ai thjesht dëshiron të jetë si idhulli i tij (Hiletrit)”
Sipas tij, Scholz është “plotësisht i çmendur”. Gjatë gjithë programit, Solovyov krahasoi Gjermaninë e sotme me stereotipet naziste.
Të enjten, Scholz ndoqi programin e trajnimit për ushtarët ukrainas në tankun anti-ajror Gepard në Putlos (Schlesëig-Holstein) dhe gjithashtu u ngjit në një tank kundërajror Gepard. Ndërkohë që autoritetet gjermane janë shprehur të gatshëm që të dërgojnë 30 tanke në Ukrainë.
Këto imazhe u dhanë shkas rusëve që t’i mëshojnë propagandës që të gjithë ata që janë kundër tyre, janë fashistë e nazistë. Logjika e propagandës ruse është se meqenëse Bashkimi Sovjetik mundi nazistët, rusët janë dhe do të jenë gjithmonë antinazistët e mirë. Dhe, tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën, ukrainasit janë nazistë të këqij. Sipas kësaj logjike absurde, një shtet që mbështet Ukrainën është gjithashtu një vend nazist.
Flitet për propagandë Ruse kur në të vërtetë mediat perëndimore po bëjnë namin duke mashtruar dhe mbrojtur liderat e tyre dhe pa të drejtë , duhet drejtësi botërore dhe jo sipas forcës sepse po shkatërrohet bota nga 5 plera
Përgjigju