Fatmir Mediu, kryetar i PR

Mediu në Report TV: Një nga kërkesat e opozitës qeveri besimi tre muaj para zgjedhjeve

5 Maj 2020, 23:04| Përditesimi: 5 Maj 2020, 23:07

  • Share

Fatmir Mediu, kryetar i PR në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka thënë se politika është raport interesi dhe çështja e procesit zgjedhor është çështje besimi mes politikës dhe qytetarëve.

Ai është shprehur se një nga kërkesat e opozitës është qeveri besimi tre muaj para zgjedhjeve. Mediu theksoi se ka ende kohë për zgjedhje të parakohshme dhe se ato mund të mbahen sot apo nesër.

"Nuk mendoj se ka ikur koha për zgjedhje të parakohshme, ato mund të mbahen edhe sot edhe nesër. Shqipëria është në mungesë të funksionit të Kushtetutës. Kjo vjen për shkak të mungesës së institucioneve, korrupsionit, ekonomisë. Do të përballemi me situata të tjera më të vështira.Ne si detyrë primare kemi zgjidhje të ndershme dhe të lira", shprehet ai.

Ai tha se opozita ka bërë disa propozime dhe tashmë pritet një vendim, por problemi më i madh është krijimi i besimit.

"Kemi bërë një seri propozimesh dhe pritet një vendim. Tre muaj para zgjedhjeve, ndërtohet besim. Qeveria e sotme, ka treguar se nuk do zgjedhje të ndershme, por të manipuluara. Jo çdo gjë ka qenë negative, ka pasur edhe ngjarje pozitive në vendin tonë. Kemi nevojë për një qeveri", thotë ai.

Sipas tij, eksperienca e Maqedonisë dhe vendeve të tjera na japin mundësinë për të parë që do ia dalim.

"Zgjedhjet vazhdojnë të jenë të manipuluara, edhe nga ODHIR shitblerja e votës në vitin 2017 ishte një ndër problemet kryesore. Ne kemi propozuar, por për çështje thelbësore opozita ia ka përcjellë maxhorancës dhe ajo duhet të marrë një qëndrim. Një diskutim nen për nen, çështje për çështje. Opozita i ka bërë propozimet e saj, ne jemi në atë komision, por i takon pjesës tjetër. Jemi në  periudhë minimale para zgjedhjeve, për të krijuar besim. Kjo nuk ndëshkon Edi Ramën, por krijon një marrëdhënie, por kemi problem me çështjen e zgjedhjeve", është shprehur ai.

Sipas tij është e rëndësishme që të bëhen ato që quhen të vlefshme për të ardhmen e vendit tonë.

Komento

Komente

  • TURP PËR SHQIPTARËT: 06/05/2020 13:10

    Nuk ka turp më të madh që ky palaço mediu të vazhdoj të jet në politik në një koh që ky duhet të ishte në burg. Çorb flliqësirash.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/05/2020 11:59

    Shkerdhate ke surrat me fol ti?

    Përgjigju
  • PALAÇO: 06/05/2020 10:14

    Ky evgjiti fatmir kak mediu i ka duart me gjak deri në llër. E ky fundërrin jo vetëm spo bën burg po mer dhe rog të majme nga ata që vrau. Po mor Zot çfar populli budalla çfar popull dele.

    Përgjigju
  • Katrauri: 06/05/2020 08:08

    Mire tre muje parazgjedhjeve qeveri leshi besimi? Po paszgjedhjeve qeveri preshi mobesimi si dotja beje hallit ky popull me keto legena politikanesh icili nuk dihet ti votoje por bojkotoje.Meqellim qe Europa te ulet komb ruq me popullit dhe tazgjidhi dilemen e mozbesimit politike.Europa dhe Amerika me refomen ne drejtesi duhet te ushtrije presjone ndaj politikes larte shqiptare qe ajo tevepastrohet dhe te coje paradrejtesise politikanet metekorruptuar te globit,berish,mete lulbash kaptinen Fatmir ,medi gerdecin ekompani,qe me vjedhjet e tyre, ne kete vende kane bere bajardi.

    Përgjigju
  • Dangellia: 06/05/2020 07:32

    Medemek te thoni ju keta te opozites sot per zgjedhje jan shum te paster nuk i kan vjedhur as me 96_en as 2005_en as me2009 _en me 2013 dhe 2017 vodhen po po populli qe me shumic me ramen ....po ne lokale nuk kan vjedhur fare

    Përgjigju
  • Shko tutje: 05/05/2020 23:44

    O vampir ke duart te lyer me gjak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?