Fatmir Mediu dhe Sali Berisha

Politikë

Mediu për Gërdecin: Nuk është produkt i imi, por i qeverisë! Kam zbatuar ligjin! (Pohon bisedën me Shkëlzen Berishën kur ndodhi tragjedia)

8 Nëntor 2021, 19:49| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 20:09

  • Share

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur, ku po hetohet dhe roli i tij në këtë ngjarje. I pyetur se përse u rihap çështja e Gërdecit, Mediu tha se vendimi ishte anti kushtues.

“Dua të them që kërkesa e SPAK drejtuar GJL po ashtu edhe vendimi i gjykatës së apelit janë ndesh me kushtetutën dhe kodin penal. Nuk kanë brenda tyre as profesionalizëm dhe as tendencë për të vendosur drejtësi . Mënyra si është proceduar duket qartë që kanë interesa të tjera. Çdo lloj interesi, që nga ai politik, e deri personal i njerëzve që merren me këtë çështje, por për të vendosur drejtësi, jo. Kur procedimi është kundër me ligjin, i hapet rrugë ,mundësive të tjera, dhe këtu e vendos vëmendjen tek ata që bëjnë ligjin. Nuk mendoj që prokuroria ka prova, se ndryshe do ishim të gjithë në thundrën e saj. Veprimet janë të tilla që duket që s’ka dëshirë të bëhet drejtësi”, tha Mediu.

Mediu ndër të tjera tha se sipas tij, është provuar me fakte që ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes ai ka zbatuar vetëm vendimit e Këshillit të Ministrave aso kohe, nën qeverisjen e Sali Berishës.

“Është provuar përmes fakteve që unë nuk kam pas lidhje direkte dhe as indirekte me këtë kompaninë në Gërdec, si ministri Mbrojtjes kam zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kam bërë urdhra bazuar në vendimet e Këshillit të ministrave, as nuk kam bërë trysni dhe nuk i kam kërkuar kujt të bëj një veprim kundër ligjit”, tha Mediu në Top Talk.

Mediu, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje, dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike, edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal, e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Gazetari: Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

Fatmir Mediu: As gjeografikisht dhe as si aktivitet , nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Gazetari: Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Fatmir Mediu: Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake , nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Gazetari: Pse u zgjodh Gërdeci?

Fatmir Mediu: Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Gazetari: Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë , a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij ?

Fatmir Mediu: Unë jam hetuar, gjurmuar , vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë , as familjarë të mi dhe as stafi civil i ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi. Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë . Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin . Ata që kanë folur me Delijorgjin , pas kanë pas proces me Delijorgjin. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës , ligjit , urdhrave dhe vendimeve të qeverisë , në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam nejri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

Gazetari: A ndiheni vërtet i pafashëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Fatmir Mediu: Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore. E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor. Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep DELIRANT KASAP DEBIL BULE LEKA [ KEPI ]: 09/11/2021 08:31

    O Fatmir Mediu po pse ke frik ti nga drejtësia kur ti je i pa fajshëm ? Po ai Gërdec si u bë ai krim erdhi nga qell7 krimi apo e bëre ti me sy peshkaqenin e me salheun. Prandaj ri urt e mos fol shum po pregatitu për në Reç. E aty mund të shkruash kujtimet e tua se sa krime ke bër.

    Përgjigju
  • Iris: 09/11/2021 02:56

    Pyetje per z.Mediu:1)-Cfare nenkupton me:/Nuk mendoj qe prokuroria ka prova, se ndryshe do te ishim te gjithe nen thundren e saj/?Kush jane <<te gjithe>>? 2)-Kur e ndieve se duhej te beje doreheqje sepse kishte viktima,pra pergjegjes,a nuk duhet qe kjo pergjegjesi duhet mbajtur dhe para drejtesise,te ciles po perpiqesh t'i shmangesh?3)-Eshte shume interesante qe ish-min.nuk i ditka ku jane pronat e FA dhe cilat jane,po ish-komandanti i pergjithshem,i di ku bien?

    Përgjigju
    • Beni: 09/11/2021 14:32

      Te gjithe, jane te gjithe ministrat qe firmosen Vendimin si keshill dhe kryeministri. Edi Rama, qe ndikoi te kryeministri Berisha per mos prekjen e Mediut, shokut te tij. Ilirjan Celibashi, kunati i shokut Fatmir dhe shok i ngushte i Rames. Prokurori qe pati dosjen dhe dogji afatet, emri sna kujtohet. Ja pra keta jane te gjithe, ose ndonje tjeter.

  • KritikAbsolut: 08/11/2021 20:12

    Po mire mo Medi Gerdeci cke qe hidhesh sa ne nje dege sa ne nje tjeter. Nqs tu je i pafajshem pse shqetesohesh !! Por ne interviste asnjehere nuk e shpjegove se pse ke folur me Xenin ndonese u pyete disa here. Gjithmone u shmange se te djeg muhabeti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?