Bota

Mega-operacion i ushtrisë kolumbiane, sekuestrohen 6 tonë kokainë (VIDEO)

30 Qershor 2021, 16:04| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:16

  • Share

Në një operacion të jashtëzakonshëm ushtria kolumbiane ka sekuestruar 6 ton kokainë në zonën jug-lindore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se kokaina ishte prodhuar në një kompleks të madh për prodhimin e kokainës të drejtuar nga rebelët majtistë të grupit të quajtur “Ushtria për Çlirimin Kombëtar”, i cili reziston me armë ndaj qeverisë së Bogotas.

Vlera e kokainës së sekuestruar si edhe të makinerive që i përkisnin grupit vlerësohet të jetë rreth 9 milion dollar, duke qenë një ndër goditjet më të forta ndaj këtij grupi.

Sipas autoriteteve, ajo mund të ndahej në të paktën 12 milionë doza. Kolumbia është një ndër vendet kryesore të prodhimit të kokainës në botë.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Drogës në Shtetet e Bashkuara, hapësira e mbjellë me bimë narkotike për prodhimin e kokainës po zgjerohet me ritme të shpejta dhe çdo vit. Presidenti Ivan Duke shpalli si prioritet luftën kundër drogës, kur mori postin në vitin 2018, por përpjekjet e tij për të luftuar grupet e trafikantëve kanë ashpërsuar betejën e armatosur mes tyre dhe forcave të policisë e ushtrisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?