Gjykata e Tiranës la në fuqi arrestin në burg për 29 nga 90 të arrestuarit në Tiranë në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Tempulli’ të ndërmarrë gjatë ditës së djeshme, 14 shtator 2023 në disa qytete kryesore të vendit.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për 29 persona ndërsa për 4 gra dhe një të moshuar, 70 vjeçar, kërkoi masë më të butë sigurie.
Para gjykatës së Tiranës do të dalin të arrestuarit në Tiranë, ndërsa të arrestuarit e tjerë do të dalin në gjykatat mbulojnë zonat ku janë kryer arrestimet respektive.
Report Tv mëson emrat e të arrestuarve që do dalin sot para gjykatës.
1. Rruzhdi Peposhi
2. Xhemal Gjoka
3. Manuel Heti
4. Roberto Algjoni
5. Erison Ponari
6. Besmir Hardhiaj
7. Marius Kodra
8. Ergys Dizdari
9. Serxhio Sina
10. Samuel Muka
11. Bledar Metohu
12. Dushi Spahiu
13. Dario Coclli
14. Orges Veliaj
15. Leonard Dajti
16. Ferdinant Qordja
17. Flamur Algjoni
18. Fatjon Haxhiaj
19. Kristiani Karaxhuku
20. Klaud Kalemi
21. Sefedin Meminaj
22. Kosteljo Xeka
23. Florenc Pushi
24. Ersi Pushi
25. Faik Kurti
26. Gerti Hoxha
27. Emiljano Doku
28. Roland Mora
29. Edison Canaj.
Ndërkohë nesër do të vijojë masa dhe për të tjerët.
Anetare te 7 grupeve
Report tv mëson se të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë.
Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia.
Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
'Tempulli'
Një operacion masiv policor në pesë qytetet kryesore të vendit që u ndërmor gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit çoi në pranga 233 persona të akuzuar për shpërndarje droge në shkolla e lokale. Grupi sillte nga Kanadaja një lloj droge 5 herë më të fortë se kanabisi ndërsa ka shpërndarë edhe lëndë narkotike sintektike, shumë e rrezikshme për shëndetin.
Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës sekuestroi edhe 3.7 kg kokainë gjatë operacionit të sotëm dhe 10 kg kanabis si dhe 30.000 euro, 45 milionë lekë të vjetra, 6000 paund, 12 automjete, 3 motomjete, 78 aparate celularë dhe 12 peshore elektronike. Në ndihmë të Policisë së Shtetit ishin edhe Forcat e Armatosura, që vunë në dispozicion helikopterë për zhvillimin e operacionit.
Lajmi u raportua nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi dhe Sokol Dema
Gjykata Penale ka lënë në fuqi masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për 29, nga 90 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ në Tiranë. Masat e sigurisë për të tjetër do të vijojnë ditët e ardhshme.
TIRANE - Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u zhvillua në të gjithë vendin, i koduar "Tempulli".
Report tv mëson se të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë.
Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe. Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia.
Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
Shisnin drogë afër shkollave, ja EMRAT e 90 të arrestuarve në Tiranë! 'Eri' e 'Kristi' dy të infiltruarit që futën në kurth shpërndarësit e drogës
S.G//ReportTv.al
Me vjen sh keq per keto gra pa shpirt qe u ofrojne femijeve drogen e shkaterrimit.Mendoj shpesh si ka mundesi ku po shkon shoqeria shqiptare,me duket mua ndoshta apo shumica sikur anon ne negativitet.Policia po funksionon dhe shpresoj sh qe cdo gje te vije per me mire
Përgjigju