Mëlçi pule me speca dhe patate nga zonja

30 Prill 2020, 10:36| Përditesimi: 30 Prill 2020, 10:40

  • Share

Mëlçi pule me speca dhe patate

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

2 qepë të vogla

4 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 speca miks plus pak pikant

2 gjethe dafine

1/2 gotë vere të bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 lugë çaji piper i kuq

1 filxhan çaji ujë i ngrohtë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan te thellë fillimisht skuqim qepën të grirë imët, derisa ajo të bëhet transparente. Shtojmë mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku derisa mëlçitë të ndryshojnë ngjyrën, hudhrat të prera në feta dhe patatet. Sapo të jenë ngrohur patatet, shtojmë dafinën dhe I shuajmë me verë të bardhë. E lëmë sa alkooli të avullojë, shtojmë specin pikant, specat në shirita, kripë, piper të zi, 1 lugë çaji piper të kuq dhe ujin e nxehtë. Vendosim kapakun, I lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe gjithçka është gati. E servirim duke e freskuar me pak majdanoz.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?