Memaliaj/ Djali vret me sëpatë babanë 77-vjeçar dhe arratiset! Kapet pas tre orësh në Levan (VIDEO)

2 Shtator 2019, 11:06| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 16:31

  • Share

MEMALIAJ-  Një 35-vjeçar u bë autor i një krimi të rëndë në familje këtë mëngjes, ku qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë, babain e tij 77-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në fshatin Shalës të Memaliajt. Arjan Shahaj ishte me të atin jashtë shtëpisë duke prerë dushk për bagëtitë, kur mes tyre ka nisur një debat, që paraprakisht dyshohet të ketë të bëjë me faktin që 77-vjeçari Iljaz Shahaj i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë. Pas debatit autori Arjan Shahaj ka rrëmbyer sëpatën dhe ka qëlluar në kokë babanë e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes autori i krimit është larguar dhe në ndjekje të tij janë vënë efektivët e policisë së Gjirokastrës. Tre orë pas krimit të kryer, 35-vjeçari është arrestuar në aksin Levan-Tepelenë ku kishte hipur në një furgon për tu larguar në drejtim të Tiranës. Autori ka kërkuar të pijë ujë kur edhe është bërë I mundur identifikimi i tij, ndërsa ka bërë rezistencë ndaj efektivëve, por është neutralizuar nga forcat e policisë dhe më tej është sjellë në ambientet e paraburgimit të Gjirokastrës.

Arjan Shahaj ka qenë i dënuar me 8 vite burg për tentativë vrasje të një bashkëfshatari të tij, dënim të cilin e ka kryer. Ndërsa autori sipas policisë vuan nga probleme mendore, por ai nuk ka kartelë.

Ora 13:32
Vrau babanë me sëpatë/ Arrestohet autori! Po hipte në një furgon për t'u larguar (VIDEO)

Arrestohet 3 orë pas krimit Arjan Shahaj, autori i cili vrau me sëpatë babanë 77-vjeçar. Ai është arrestuar në Levan të Tepelenës teksa ishte duke hipur në një furgon për t'u larguar drejt Tiranës. Ai ka bërë rezistencë por është neutralizuar nga forcat e policisë.

Ora 12:49
FOTO/ Kush është autori që vrau me sëpatë babain

Autori Arjan Shahaj

Report Tv siguron foton se autorit i cili qëlloi për vdekje babanë  me sëpatë. Arjan Shahaj vuan nga probleme mendore dhe mënjeherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 02/09/2019 15:02

    Per 30 vjet hashoja derrmoi shqiptaret atq udhet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?