6 fshatra të Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Burime zyrtare konfirmojnë se energjia mungon ne fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjese e Njësisë Administrative Buz, të Bashkisë Memaliaj.
Ndërkohë energjia mungon edhe në fshatin Kashisht. Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe.
OSHEE Gjirokastër njofton se po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
Komento