Menaxhimi i riskut dhe konsulencë, Straife në Tiranë! Kompania në SHBA zgjedh Tiranën për operimin në Ballkan

3 Dhjetor 2022, 19:25| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 19:32

  • Share

Kompania globale e menaxhimit të riskut dhe konsulencës nga SHBA ka zgjedhur Tiranën për të çelur zyrën e saj qendrore për të operuar në Ballkan. Në ceremoninë e hapjes së zyrës, të shtunën, morën pjesë personalitete të jetës publike në vendin tonë. Joseph Fleming, themelues dhe një nga drejtuesit e kompanisë u shpreh se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin  e biznesit.

"Shqipëria potencial i jashtëzakonshëm për biznesin. Ka një angazhim të madh euroatlantik dhe devotshmëri të shqiptarëve në këtë drejtim", tha Joseph Felming, themelues dhe drejtues i 'Straife'.

Drejtuesi i “Straife” për rajonin e Ballkanit, Alket Hyseni, në fjalën e tij tha se çelja e kësaj zyre në Tiranë është tregues se Shqipëria po kthehet në një kryeqendër të Ballkanit.

"Për Ballën dhe Ekonomin, hapja e Straife në Tiranë është dëshmon se marrëdhëniet me  SHBA po marrin gjithnjë e më shumë edhe trajta ekonomike", tha Alket Hyseni, drejtues i Straife për Ballkanin.

"Mbështetja që SHBA i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë nëpërmjet agjencive të saj për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, po shoqërohet tashmë me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë shqiptare", tha Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS.

"Shqipëria portë hyrëse për Ballkanin perëndimor. Qeveria hapa të rëndësishme në krijimin e një klime biznesi të favorshme", tha ministrja Milva Ikonomi.

Në sektorin privat, Straife fokusohet në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të riskut, duke përfshirë por pa u kufizuar  në përshtatjen me legjislacionin kombëtar dhe rregullatorët ndërkombëtarë, sigurinë  kibernetike, investigime, strategji zhvillimore korporatash.

Në sektorin publik, Straife ofron asistencë teknike, trajnime, siguri kibernetike dhe zgjidhje për probleme  Selia e Straife për Ballkanin hapet në Tiranë si një bashkëpunim mes Straife dhe Hyseni & Associates Laë Firm. Straife Balkan, zyra në Tiranë, i bashkohet nëntë vendndodhjeve të tjera në botë përfshirë, Houston, Ëashington  DC, New York, Londër, Bruksel dhe Stamboll.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pinoku: 03/12/2022 21:15

    Edhe ne boten e internetit ta shesin sapunin per djathe. Si e qysh qenkesh kjo "kompania nga SHBA" lider ne bote, ama krijuar 2 vite me pare, hajde gjeje. Dhe paska ardh ne Tirane??? Apo cpaska ne perberje Alket Hysenin, "ujkun" e Vlores, bashke me Saje Lacej "kumpiren" e tatimeve!!! Kompani "gjigande" me 12 antare! Ka venndndodhje ke adresa shpise e secilit te korruptuar si "kontakt" mes qeverise se vendit dhe "amerikonit" lobist! Ti shkruj mor djale, por tu hysh me themel kesaj skeme mashturese. Per hajer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?