Sali Berisha po tenton të krijojë një imazh të rremë për Lazaratin, duke e paraqitur atë si një ushtri besnike të tij kundër SHBA. Në hyrjen e tij “triumfaliste” në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ai kishte zgjedhur të shoqërohej nga ish-kryetari legjendar i Komunës së Lazaratit kur ishte “Republikë e Drogës” dhe nga deputeti aktual i Lazaratit, Tritan Shehu.
Përzgjedhja e dy shoqërueseve të tij nuk duket aq rastësore, po të kemi parasysh zhurmën që Berisha bëri disa ditë më parë kur Lazarati u shfaq në listën e vendeve të rrezikshme në Shqipëri, në njoftimet rutinë që SHBA bën për qytetarët e saj në Shqipëri.
Njoftimi i Departamentit të Shtetit për vendet ku nuk këshillohet të shkohet për arsye sigurie, është një listë teknike, që bazohet në parametrat e sigurisë së një vendi dhe nuk ka lidhje me politikën.
Me politikën ka lidhje vetëm nëse një vend ka tendencë të fortë anti-amerikane dhe sulmon qytetarët amerikanë që gjenden aty.
Lazarati nuk është si një pikë anti-amerikane në Shqipëri. Eshtë si një vend i pasigurtë.
Berisha me gjestin e sotëm po tenton të manipulojë Lazaratin, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si një vend i vizatuar si anti-amerikan, për t’i bërë aleatë të tij në betejën kundër SHBA.
Kjo është e gjithë domethënia e shoqërimit të tij nga Dashnor Aliko dhe Tritan Shehu, dy përfaqësuesit politikë të Lazaratit sot në politikën shqiptare.
Dhe nuk e ka se i duhen ushtarë nga Lazarati. E do t’i tregojë Lulzim Bashës, se PD duhet te marrë shembull nga Dashua i Lazaratit dhe te mos i vijë turp të vdesë për Berishën.
Duke tentuar të tërheqë Lazaratin në një betejë fillimisht politike e më pas fizike përmes trazirave që planifikon në shtator, Berisha është duke u investuar ta paraqesë atë si një viktimë e politikës së sotme amerikane, e cila sipas tij, “ndikohet nga Rama dhe Sorosi”.
Është duke u thënë se “mua Sali Berishën” dhe “ju lazaratasit”, Amerika e sotme po na ndëshkon padrejtësisht.
Nuk di sa vetë në Lazarat kanë lajthitur që të luftojnë javën e dytë të shtatorit për t’i shpëtuar nderin Sali Berishës, por është e sigurtë se dy vetë i ka që tani, Dashon dhe Tritanin. Por ata nuk e nderojnë dot, as në Lazarat.
Berisha nje qen i ngordhur eshte nje qen me morra
Përgjigju